Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj.
Megjithëse nuk bëhet e ditur, me shumë mundësi pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
LDK dhe VV pritet që brenda dy-tri ditëve të ardhshme të formalizojnë marrëveshjen politike për qeverisjen e ardhshme.
Në takimin e fundit të grupeve punuese të këtyre dy partive, u tha se janë pajtuar po thuajse për gjitha çështjet programore, por pa diskutuar ende për ndarjen e posteve.
Gjithsesi, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media./arbresh.info/
Meta i drejtohet sërish Gjykatës së Lartë, kërkon lirinë
MINTI themelon komision të posaçëm për verifikimin e njehsor...
Maqedonci pret shqiptarin që drejton anijen luftarake amerik...
BE shpreh keqardhje për anulimin e takimit Brdo-Brioni nga K...
Ambasada e ShBA-së mesazh lojtarëve: Luani fort dhe bëjeni K...
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s