Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka shprehur shqetësimin e tyre për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilën e quajtën të tëjzgjatur dhe pa takime me zyrtarë të lartë shtetëror.
Nënkryetarja e kësaj partie, Shqipe Mjekiqi, ka thënë të hënën në një konferencë për medie, se vizita 18-ditore e shefit të Qeverisë nuk ka sjellë asnjë të mirë vendit.
Mjekiqi ka thënë se takimet e tilla të nivelit e lartë janë të zakonshme për krerët e rajonit.
“Shëtitja 18 ditore e Kurtit në ShBA në kohë të këtyre tronditjeve të sigurisë globale e evropiane dhe në kohë krize ekonomike në vend zbeh peshën e vizitave institucionale që ka pasur Kosova çdoherë. Jo çdo takim në të kaluarën pranë ShBA ka dhënë rezultate por kjo qeveri nuk ka arritur të sigurojë as edhe vetë takimet” Ishte një vizitë e tej zgjatur në mospërputhje me substancën e saj dhe me nivelin e takimeve për një kryetar qeverie në vendin me rëndësi të madhe strategjike për vendin tonë. Kryeministri Kurti përfundoi vizitën gati tre javore në ShBA pa asnjë takim me zyrtarët e lartë të ShBA-ve e pa pritje institucionale e shtetërore. Mungesa e takimeve të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit, dy institucione ku ndërtohet politika e jashtme e ShBA-ve, shpërfaq pafuqinë e kryeministrit Kurti, për t’i hapur dyert në nivelet më të larta të politik bërjes madje në kohë të rëndësisë së madhe shkaku i tronditjeve të vendit e sigurisë evropiane e botërore në kohën e agresionit rus. Takimet e tilla të nivelit të lartë janë krejtësisht të zakonshme për krerët e institucioneve të rajonit siç kanë qenë të zakonshme dhe natyrshme edhe për vetë Kosovën”, tha ajo.
E anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, tha se kryeministri i vendit Albin Kurti ka zhvilluar vizitën e tij 18 ditore pa ndonjë program.
“Kjo vizitë ishte e papërgatitur mirë, pa ndonjë agjendë të publikuar më herët siç ndodh zakonisht, nga ajo çka pamë ditëve të kaluara ishin takime ad-hock pa ndonjë strategji të mirëfilltë. Nëse qëllimi kryesor i vizitës maratonike e shëtitjes së Kurtit në ShBA ka qenë diplomacia ekonomike, kjo nuk është bërë në mënyrën e duhur dhe nuk mund të zëvendësojë domosdoshmërinë e takimeve në nivelin e lartë politikë. E dukshme edhe mediat e kanë parë këtë ka qenë mungesa e përfaqësuesve të biznesit të vendit në këtë vizitë. Kryeministri Kurti tregon se është i vetëmjaftueshëm se nuk ka nevojë për konsultime, as strategji, kur i qaset kompanive të huaja.” tha Hamiti.
LVV kundër kërkesës për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të...
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...
Arrestohet kosovari në Tiranë, kërkonte 100 mijë euro nga 26...
Publikohet fotografia e Epstein me Princin e Arabisë Saudite
Haxhiu: 45 vjet burg për ish-krerët e UÇK-së është fyerje pë...