Komuna e Prizrenit sot ka nisur aksionin e largimit të konstruksioneve metalike nga Qendra Historike, për të cilat është vlerësuar se janë vendosur pa marrë leje nga organet gjegjëse.
Objektet afariste në këtë zonë ishin paralajmëruar që t’i largojnë, por në mungesë të vullnetit të tyre, këtë gjë e ka bërë sot Drejtoria e Inspektoratit në Prizren.
“Procedurat ligjore ndaj të gjitha objekteve afariste që kanë ngritur konstruksione të tilla kanë filluar në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar. Njëherësh pronarëve të këtyre objekteve afariste u është kërkuar që vetë të bëjnë largimin e tyre, gjë që disa afaristë nuk kanë ndërmarrë një hap të tillë. Nisur nga kjo, Drejtoria e Inspektorateve është detyruar t’i largojë të gjitha ato konstruksione që nuk janë larguar nga vetë pronarët”, thuhet në njoftimin e komunës së Prizrenit.
Njëherësh, përmes këtij njoftimi është bërë e ditur se aksioni do të vazhdojë deri sa të largohen të gjitha konstruksionet e vendosura pa leje.
Ndryshe, Qendra Historike në Prizren është zonë e veçantë e mbrojtur e trashëgimisë kulturore dhe së fundmi KosovaPress ka raportuar për vendosjen e pakontrolluar të reklamave të bizneseve private në këtë pjesë.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para