Me gjithë mungesën e përfaqësuesve të partive opozitare, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, miratoi sot raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për personat e verbër.
Përveç disa gabimeve teknike, për të tjerat, anëtarët e komisionit, pa tre partitë opozitare, u pajtuan që raportin e monitorimit të ligjit për persona të verbër, t’ia dërgojnë kuvendit për diskutim.
Kujtim Paçaku nga 6+, kërkoi të dihet numri i personave të verbër që janë të përfshirë nëpër institucionet shtetërore.
“A kemi mundur të hasim në statistika te të verbërve saj anë të inkuadruar në institucione shtetërore, dhe pak më gjerësisht të dimë mbi trajnimin nga programi brain, a do të jetë ky si propozim apo duhet të kalojë në procedurat tjera”, tha ai.
Por, ato të dhëna nuk i kishin kryesia e komisionit.
“Nuk i kemi, realisht ne si grup punues mundemi me i marr prej shoqatës së të verbërve atë shifër”, tha Salihe Mustafa, zëvendëskryetare e komisionit.
Ndërsa, anëtarja e komisionit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mexhide Topalli, e cila arriti në komision 30 minuta me vonesë, paraqiti para kolegëve disa prej gabimeve teknike, që sipas saj, nuk duhet të jenë në raport.
“Ishin disa gabime teknike në raportin përfundimtar, por besoj që këto do të përmirësohen deri në dorëzimin para kuvendit, dhe të gjeturat faktike numër 7, MAShT ka punuar me shoqatën për të verbër, edhe këtu duhet përmirësuar pak fjalinë, punuar në bashkëpunuar”, tha ajo.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, B arazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, u kërkua që të ftohen në raportim ministri dhe kryetari i komunës, në mënyrë që të dihet më qartë gjendja e personave me nevoja të veçanta./arbresh.info
Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër pr...
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore
Përmbytjet në Shqipëri, mbi 2 miliardë euro dëme në 30 vite ...
AARC mirëpret synimin e ShBA për rifillimin e dialogut strat...
Finalja e Superkupës së Spanjës: Mësohen sa para kanë fituar...
Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare