Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me ftesë të homologut nga Shqipëria, Edi Rama, mori pjesë në darkën solemne të shtruar nga Qeveria e Shqipërisë për nder të arritjes në Atdhe të Ekipit Kombëtar Shqiptar nga Kampionati Evropian i Futbollit, “Francë 2016”.
Në këtë darkë, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partive opozitare në vend, Visar Ymeri e Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të partive dhe personalitete të tjera.
Kryeministri Isa Mustafa përshëndeti të gjithë lojtarët e Kombëtares, duke shprehur respektin e popullit dhe të institucioneve të Kosovës me Kombëtaren Shqiptare, për atë që ka demonstruar në Francë, ku me dinjitetin e dëshmuar bënë krenar të gjithë shqiptarët.
Në një njoftim për media, thuhet se kryeministri Mustafa ka shprehur konsiderata për tifozët shqiptarë për përkrahjen e tyre shembullore.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...