Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka folur rreth mocionit të mos besimit të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje për shkarkimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti.
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur 31 vota për rrëzimin e Qeverisë Hoti, por nuk ka gjetur mbështetjen e partisë tjetër opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës për mbledhjen e 40 votave të nevojshme për dërgimin e kësaj nisme në Kuvend.
Njëra nga partitë në pozitë duhet t’i bashkëngjitet mocionit të Lëvizjes Vetëvendosjes, pasi kjo e fundit dhe PDK-ja nuk i kanë 61 votat e nevojshme për ta rrëzuar Qeverinë Hoti, është shprehur Ismaili në Prime Time në Kanal 10.
Në anën tjetër, Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë kërkesë ndaj PDK-së për ndihmë në rrëzimin e qeverisë aktuale.
Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar si lojë politike mocionin e Vetëvendosjes për rrëzimin e qeverisë, duke e konsideruar si jo-serioze këtë përpjekje.
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...