Hamdi Ibrahimi sot ka ardhur në punë me veturën e tij private e jo atë zyrtare. “Landroveri” i kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që mbante tabelat 4Z është djegur parmbrëmë para banesës së tij në Podujevë.
Megjithëse djegie të veturave zyrtare kanë ndodhur në disa komuna të Kosovës edhe para disa ditësh, Ibrahimi nuk dëshiron që fajin për këtë t’ua hedhë dikujt nga partitë opozitare.
Policia në Pejë para disa ditësh ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka djegur një veturë të gjykatës në këtë komunë.
Personi me inicialet B.Z del të jetë koordinator i Vetëvendosjes në këtë komunë. Mirëpo Ibrahimi, djegien e veturës së tij zyrtare më shumë e ndërlidhë me punën e tij si kryetar i Gjykatës Themelore.
Ibrahimi përsërit se kjo lidhet me punën që kryne gjykata që udhëheq ai siq janë vrasjet e rënda, krimet ekonomike, terrorizmi , etj.
“Rasti ka të bëjë me mua personalisht si person qe mbuloj këtë detyrë dhe vetura e djegur e cila është dre jtuar nga unë..dhe pavarësisht djegia e veturës është direkt rezultat i punës që e bëj si kryetar i gjykatës. Prandaj në këtë drejtim nuk e di pse dikush krijon dilema. Definitivisht është e lidhur me funksionin që e kryej”, ka thënë Ibrahimi për KosovaPress.
Ai nuk ka dashur të komentojë djegien e veturave tjera zyrtare që kanë ndodhur në disa pjesë tjera të vendit, por as nuk ka komentuar deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me rastin e tij.
Ibrahimi deklaroi se nuk ka të drejtë të japë prononcim pasi që rasti është në fazën e hetimeve.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka trajtuar edhe rastet e deputetëve të opozitës që disa janë dërguar në paraburgim e disave u është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Dhjetëra deputetë të opozitës janë arrestuar sepse kanë gjuajtur gaz lotsjellës në seanca të Kuvendit, mirëpo gjykata nuk ua ka caktuar njëjtë masën e sigurisë.
Deputetët e Vetëve ndosjes Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu janë në paraburgim pasi që të dy këta kanë hedhur gaz lotsjellës gjatë seancave. Por edhe pse nëjjtë kanë vepruar edhe kolëegët e tyre si Pal Lekaj, Fisnik Ismajli dhe Ismajl Kurteshi gjykata atyre u caktoi vetëm masën e arrestit shtëpiak.
Topalli dhe Kurteshi kanë shkelur urdhrin e gjykatës kështu që të dy tashmë janë në paraburgim.
Kryetari Ibrahimi mohon se ka drejtësi selektive për ndonjë deputet e për dikë jo. Sipas tij asnjë rast në gjykatë nuk është i ngjashëm.
Ibrahimi: Nuk ka drejtësi selektive, gjykata merr parasysh edhe sjelljet e të pandehurve
Kryetari i Gjykatës Themelore refuzoi të komentojë dënimin e mundshëm të deputetëve sipas veprave që akuzohen por htoë se askush nuk është mbi ligjin dhe se ligji vlen njëjtë si për qytetarin e thjeshtë dhe deputet, zyrtar i lartë apo çfarë do qoftë ai.
Pas djegies së veturës zyrtare të Ibrahimit kanë reaguar edhe krerët e shtetit si presidentja Atifetja Jahjaga, Qeveria e Kosovës ndërsa zëvendëskryeministri Hashim Thaci tërthorazi fajin për këtë ua ka hedhur opozitës.
Sot KMDLNJ ka kërkuar nga të gjithë që ky rast mos të paragjykohet dhe askush mos ta marrë rolin e policit.
Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...