Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin e Prizrenit, ku ka takuar biznesmenë, prodhues e qytetarë. Ai thotë se tek të gjithë personat që ka takuar, ka parë vendosmërinë për ndryshim.
“Sot takova banorë të Prizrenit, tregtarë, biznesmenë, prodhues dhe familjarë. Tek të gjithë pash vendosmërinë për ndryshim, për një të ardhme më të mirë e më të sigurt. Njerëz të urtë e punëtorë qe meritojnë një mbështetje më të madhe nga shteti”, thuhet në njoftimin e Haradinajt, të publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Haradinaj, po ashtu ka vizituar edhe familjet e dëshmorëve Gucati e Bytyqi, në nderim të kontributit të dhënë.
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...