Drejtoria e Inspeksionit në Gjilan ka bërë rrënimin edhe të një objekti, i cili po ndërtohej në pronën komunale, në lagjen ‘Arbëria’.
Drejtori i Inspeksionit, Nevzad Rushiti, ka bërë të ditur se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë në pronën komunale, por as ndaj atyre që tentojnë të ndërtojnë pa leje.
Ai ka paralajmëruar se përpos rrënimit, këta persona do të përballen edhe me organet e drejtësisë, pasi uzurpimi i pronës komunale konsiderohet vepër e rëndë.
Drejtori i Inspeksionit në Gjilan ka njoftuar, po ashtu, se do të vazhdojnë edhe lirimin e hapësirave publike nga rrethojat e metalta në qytet.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...