Masat e reja antiCovid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës, e të cilat në shumë komuna kufizojnë lëvizjen e lirisë nga ora 19:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, po kundërshtohet nga bizneset por edhe qytetarët.
Për këtë qëllim “Zëri i Popullit” ka paralajmëruar një protestë në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19.
Protesta që është thirr përmes rrjeteve sociale pritet të mbahet sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, në ora 11:00.
Shoqata e gastronomeve ka thënë se nuk do të marr pjesë në këtë protestë.
“Të dashur qytetarë, gastronomë, institucione të vendit. Jemi të distancuar nga protesta e cila është thirrur të mbahet sot në ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, para ndërtesës së Qeverisë. Gjithnjë jemi dhe mbesim të distancuar nga të gjitha organizimet dhe aktivitetet e bizneseve të gastronomisë të cilat nuk respektojnë masat për luftimin dhe menaxhimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e gastronomeve.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...