Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur sot në një takim kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministren në detyrë Emilja Rexhepi.
Në këtë takim, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, njoftoi kryeministrin Kurtin lidhur me situatën aktuale dhe masat që ka ndërmarrë Komuna e Obiliqit në menaxhimin e kësaj pandemie globale, ku theksoi se për fat të mirë deri me tani Obiliqi nuk ka asnjë rast të dyshuar me coronavirus dhe se shtabi emergjent lokal i Obiliqit po punon me përkushtim në tejkalimin e kësaj sfide.

“Po ashtu, Kryetari Gashi kërkoj që për të gjithë hapat që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë në vazhdimësi të jenë në koordinim të plotë me komunat, në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij, po ashtu si Kryetar i AKK-së me kërkesë të kryetarëve të komunave adresoj tek Kryeministri Kurti që të rishikoj vazhdimin e procedurave të prokurimit publik dhe të rishikoj mundësin e fillimit të projekteve kapitale, duke përfshirë fillimin e ndërtimeve dhe rrënimin e objekteve”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit.

Në anën tjetër, Kurti falënderoi Gashin për mikpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e tij në këtë situatë emergjente duke theksuar se fal punës dhe përkushtimin të shtabit emergjent të Obiliqit janë edhe tregues i gjendjes së qetë dhe stabile në Komunën e Obiliqit si dhe sigurojë atë që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror do të jetë në çdo hap që do ndërmarrë Qeveria e Kosovës.
Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan se lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve pa dallim, në shenjë mikpritje Gashi dhuroi Kurtit një mirënjohje nga Komuna e Obiliqit si dhe bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të respektojnë të gjitha rekomandimet e nxjerrura nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...