Edhe në komunën e Gjilanit, Aleanca Kosova e Re është duke mbajtur zgjedhjet për presidentin e partisë. Vendvotimi i AKR-së në këtë komunë ka hapur dyert e qendrës së votimit nga mëngjesi i sotëm, dhe votimet po kryhen sipas parimit një anëtar një votë.
Kandidati i vetëm për president të AKR-së është vetë themeluesi i saj, Behgjet Pacolli. Anëtarët e AKR-së janë duke e shfrytëzuar të drejtën e votës së tyre pro ose kundër zgjedhjes së Behgjet Pacollit. Ismet Hajdini, kryetarë i degës së AKR-së në Gjilan tha se procesi është duke shkuar në rregull dhe fluks më të madh të votimit pritet të ketë pas orës 16:00, pasi që, sipas tij, është ditë pune dhe pasi të lëshohen nga puna do të ketë numër më të madh të votuesve.
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...