“Sot, bota ka më së shumti nevojë për të shpërndarë dashuri.”
Ky ishte mesazhi kryesor që u dha sot në meshën e mbrëmjes që u mbajt në Kishën Shën Ndou në Prishtinë, e organizuar në vazhdën e aktiviteteve dhe ritualeve fetare për shënimin e festës së Krishtlindjes.
Gjatë kësaj meshe u bënë lutje për të përmirësuar gjendjen shpirtërore të të gjithë njerëzve në botë, në veçanti, atyre të besimit të krishterë.
Don Paulin Zefi, i cili udhëhoqi këtë meshë, tha se njerëzimi sot po jeton në një kohë kur mungon siguria.
“Zoti është afër njeriut, Zoti solidarizohet me njeriun, Zoti e do njeriun pafundësisht. Por, besoj që ky është mesazhi më i bukur që mund të marrim prej kësaj feste. Është mesazhi që besoj se ju bën më së miri njerëzve të kohës sonë, të cilët jetojnë në një kohë pasigurie në drejtime t ë ndryshme, në një kohë ndoshta frike për të ardhmen e tyre, ndoshta në kohë sfidash për ekzistencën e tyre të përgjithshme”, tha Don Zefi.
Ai gjithashtu shtoi se festa e Krishtlindjes mund të na japë një shpresë të re për të vazhduar, që sipas tij duhet të rrezatojë në dëshirën e madhe për ta ndarë me të tjerët atë dashuri që e kemi pranuar prej Zotit .
Mbrëmë në mesnatë është mbajtur mesha kryesore e Ipeshkvisë së Kosovës në Katedralen e Prishtinës “Nënë Tereza” për të shënuar festën e Krishtlindjes.
Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi d...
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri