​Arrestohen personat që me armë tentonin të vidhnin një market

12:03 | 11 Nëntor 2015
M. A.

Policia ka arrestuar katër të dyshuar në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime pasi që kanë tentuar që të kryejnë një grabitje të armatosur në një shitore.

Në raportin e policisë thuhet se njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë katër të dyshuar, të cilët kishin tentuar të kryejnë grabitje të armatosur në një market pronë e viktimës, shqiptar i Kosovës.

Te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit “VALTO” dhe dy maska. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale