Vetëm brenda një dite në Kosovë janë dhënë 3 mijë e 991 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinës. Kurse 770 mijë e 941 qytetarë janë vaksinuar dhe me dozën e dytë antiCOVID-19.
Kështu bëhet e ditur në raportin e fundi të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Dy ditë më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën përforcuese dhe dozën e tretë antiCOVID-19
Ndërkohë që në raportin e fundit, IKShPK njoftoi edhe për një vdekje dhe 7 raste të reja me COVID-19.
E aktualisht në vend janë 328 raste aktive me COVID-19.
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...