54 mijë e 839 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19, prej 13 marsit, kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me SARS CoV2.
Nga raporti i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 1 mijë e 392 qytetarë kanë vdekur shkak i infektimit me SARS CoV2.
Ndërkohë që në vend janë 5 mijë e 401 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.775 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (89, 64 vjeç), Drenas 1 rast (78 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 54.839 raste nga 203.693 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.392 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.401”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.
Këta janë dhjetë më të votuarit në LDK deri më tani
Këta janë 10 kandidatët për deputet më të votuarit deri më t...
Numërohen votat e para, këta janë 10 më të votuarit për mome...
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...