Që nga 13 marsi i vitit 2020 në Kosovë janë infektuar me virusin korona 64 mijë e 768 persona.
Sipas të dhënave të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 56 mijë e 344 persona kanë arritur që të shërohen nga infektimi me koronavirus.
Mirëpo janë edhe 1 mijë e 548 të tjerë të cilët kanë vdekur si pasojë e infektimit me SARS CoV2, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë që në vend janë 6 mijë e 876 raste aktive me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876”, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...