Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku, ka deklaruar se LDK’ja ka gabuar kur e ka përjashtuar Vjosa Osmanin dhe e ka rrëzuar Qeverinë Kurti.
E ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ajo ka thënë se ajo nuk e ka votuar përjashtimin e Osmanit.
Ndërsa, është shprehur se është dashur që mos ta rrëzojnë Qeverinë Kurti, në mënyrë që qytetarët ta shohin se si po udhëheq ai, e si po dështon në procese të mëdha.
“Gabimi ynë ka qenë përjashtimi i zonjës Osmani. Unë kam votuar kundër përjashtimit të saj. Gabimi tjetër ka qenë rrëzimi i Qeverisë Kurti, që të binden qytetarët se si do të udhëheq ai. Ai ka pasur shumë procese të mëdha para vetes dhe do të dështonte”, ka thënë ajo.
Përndryshe, Bunjaku nuk e ka pritur mirë moszgjidhjen e Lutfi Hazirit si kryetar të LDK’së. Megjithatë ka premtuar mbështetje për kryetarin e ri.
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...