Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, spanjollja Genoveva Ruiz, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.
Në një postim në rrjetin social Twitter, zyrtarja e lartë spanjolle pranë Komisionit Evropian paraqet edhe flamurin e Republikës së Kosovës.
“Jam shumë e gëzuar të jem sërish në Prishtinë. Agjenda ime: Duke çuar përpara rrugëtimin e Kosovës (flamuri i Kosovës i përfshirë) me veprime konkrete! Fokusi në ekonomi, në asistencën e BE-së dhe në reforma”, ka shkruar Genoveva Ruiz në Twitter.
Edhe në disa postime të mëvonshme Ruiz sërish ka përfshirë flamurin e Kosovës.
Ajo ka punuar në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve fqinjësore për gati dy dekada. Gjatë kësaj kohe ka shërbyer në grupin e punës së KE-së për rindërtimin e Kosovës, si dhe në departamentet e politikës së fqinjësisë, punëve të jashtme dhe në grupin e këshilltarëve të politikës së jashtme.
Dalin pensionet e moshës dhe ato kontribuuese
Luajti i gjakosur deri në fund të takimit me Atleticon, Ferm...
LDK akuzon MINT për tentim mbulimi të skandalit me njehsorët...
Azemi: Ka vend për Osmanin në LDK, synojmë rikthimin e anëta...
Termokos përfundon sezonin e ngrohjes
Ekstradohen në Kosovë katër persona të kërkuar ndërkombëtari...