Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave u emëruan tre zëvendësministra të rinj të kabinetit ‘Rama 2’.
Specifikisht flitet për zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, Valbona Shujaku tek ministria e Kulturës si dhe Hajrulla Çeku, te Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Të tre të emëruarit zyrtarë janë nga Kosova.
Kush janë tre të zgjedhurit e Ramës?
Valbona Shujaku ka qenë drejtuese e departamentit të Kulturës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Ndërkohë Hajrulla Çeku ka qenë drejtor i një organizate me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës, ndërsa ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.
Ndërsa Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verën e 2015-ës, ka punuar si analiste me organizatën me bazë në Berlin, Iniciativa Evropiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pas here shkruan për gazetat ditore në Kosovë.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...