Një zyrtar policor ka humbur jetën sot në një aksident trafiku në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
Enis Pllana, zëdhënës i policisë për Prishtinën ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë para se të ndodhte aksidenti, shkruan Arbresh.info.
Siç raportohet në media, zyrtari policor ishte kthyer sot në punë pas pushimit mjekësor disaditor.
“Sot rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, thuhet në konfirmimin e Pallanës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...