Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha i ka bërë thirrje prokurorisë që të hetojë pretendimet e degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinës për klientelizëm familjar e partiak në Komunën e Prishtinës.
Këtë thirrje Hoxha e ka bërë përmes llogarisë së tij në “Facebook”.
“E ftoj prokurorinë të hetojë të gjitha pretendimet e Klanit Pronto!”, ka shkruar Ylli Hoxha.
Reagimi i të parit të Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë erdhi pak kohë pas publikimit të një vargu akuzash për klientelizëm familjar e partiak në Komunën e Prishtinës.
Në një konferencë për media, zyrtarë të PDK-së thanë se miliona euro u janë dhënë përmes tenderëve kompanive të afërta me Vetëvendosjen.
Benita shpërthen në lot pas përplasjes me Klodin
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit shkurt-2026 në ...
Konflikti në Iran/ Trump: SHBA ka armë për një luftë të përh...
“Kjo nuk është një luftë e pafundme”, Netanyahu premton paqe...
Ambasada amerikane në Kuvajt mbyllet për një kohë të pacaktu...
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni që po fiton zemrat ...