Zyrtari i Nismës thotë se VV nuk po tejkalohet për ta formuar qeverinë, por ajo po refuzon

20:20 | 12 Prill 2020
A Z

Zyrtari për Informim i Nismës Socialdemokrate, Leotrim Berisha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk po tejkalohet p për ta bërë qeverinë, por është VV që po refuzon ta formoj atë.

Ai ka thënë se Nuk mund të interpretohet Kushtetuta vetëm në ato nene që të përshtaten. Për interpretim të saktë Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, sipas tij, duhet interpretuar në tërësi dhe jo pjesërisht.

Postimi i plotë:

Disa gazetarë dhe analistë po thonë se s’ka qeveri pa fituesin e zgjedhjeve. E vërteta është se fituesi i zgjedhjeve ose partia që ka dalur e para në zgjedhjet e gjashtë tetorit e ka formuar një herë qeverinë, por është rrëzuar me 85 vota në Kuvend.

Partisë së parë ose fituesit të zgjedhjeve siç preferojnë ata t’i thonë po i ofrohet sërish mundësia ta bëjë qeverinë. Dy letra i janë dërguar për ta propozuar mandatarin. Askush nuk po i kapërcen. Është VV që në mungesë të partnerëve po dështon ta bëjë qeverinë.

Edhe në variantin tjetër, kur pas dy tentimeve i ipet mandatari partisë së dytë, sipas zotimeve publike, VV-së do t’i ofrohet sërish mundësia të jetë pjesë e qeverisë ose ta drejtoj atë.

Nuk mund të interpretohet Kushtetuta vetëm në ato nene që të përshtaten. Për interpretim të saktë Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese duhet interpretuar në tërësi dhe jo pjesërisht.

Kuvendi nuk mund të shpërndahet vetëm pse ka dëshirë VV-ja. Janë deputetët ata që vendosin. Madje, as presidenti nuk mund ta shpërndaj në mënyrë arbitrare pa pëlqimin e deputetëve.

Shpërndaje në rrjete sociale