Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarë policorë të njësive speciale, po marrin pjesë në një garë ndërkombëtare të njësive elitare policore dhe ushtarake nga shtete të ndryshme.
Sipas njoftimit, këtë vit, pjesëmarrëse janë 38 ekipe nga vende të ndryshme të botës.
Tutje, thuhet se në këtë garë njësitet elite policore si dhe ato ushtarake po garojnë në disa disiplina me shkallë të lartë të vështirësisë dhe taktikës, si gjuajtje me armë të llojeve të ndryshme, marshime me pesha të rënda dhe pjesë tjera të ushtrimeve të natyrës së kësaj fushe të oprimit policor/ushtarak.
Gjithashtu, bëhet e ditur se njësia elite e PK-së po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme, duke u krahasuar me njësitë e shteteve të tjera ndërkombëtare.
“Ekipi i PK-së, ka arritur të futet në pjesën finale të garave ‘King Challange’, ku pjesëmarrëse në këtë fazë do të jenë 15 ekipet më të suksesshme të këtij organizimi/gare.”, thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri