Presidenti amerikan Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë të premten, është bërë e ditur në një njoftim të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas njoftimit, Trumpi do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes paradite (sipas kohës në Washington), si dhe do të mbajë më pas një takim trilateral me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi do të jetë privat mes Trump, Hotit e Vuciqit, shkruan Arbresh.info.
Njoftimi s’përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike.

Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...