Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet ta vizitojë Kosovën. Ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt. Lajmin për Express e kanë bërë të ditur edhe nga kabineti i kryeministrit Haradinaj. Ata bëjnë të ditur se vizita është e konfirmuar tashmë dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim.
Vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.
Marrëveshja është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i hartuar nga Komisioni “Bulliqi”, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo Marrëveshje.
Kundër kësaj Marrëveshjeje, është edhe vetë partia e kryeministrit Haradinaj. /Express
Haradinaj, Kamberi e Rexhepi vizitojnë Ambasadën e Kosovës n...
Koreja e Jugut konfirmon rastin e tetë të murtajës afrikane ...
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...