Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar emrat edhe të 10 kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 17 tetor.
Përmes një komunikate për medie, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë.
Ndër kandidatët e zyrtarizuar, është edhe Hyrie Dobrunaj, kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit.
Njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e mbajtur sot, Kryesia e LDK-së vendosi që: Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit; Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit; Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut; Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit; Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit; Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës; Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës; Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit; Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës; Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.
Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...