Presidenca ka njoftuar zyrtarisht shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Ndryshe, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesit e partive politike për caktimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
LVV dhe Guxo kanë propozuar datën 28 dhjetor ndërsa partitë opozitare 21 dhjetorin./Arbresh.info

Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...