Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikat e Jashtme, Federica Mogherini, do të takohet më 7 shtator, në Brukse, me Hashim Thaçin e Aleksandar Vuçiqin.
Mogherini do të takohet me presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në të cilën ajo është ndermjetësuese.
Siç është raportuar në faqen e internetit të Bashkimit Evropian, Mogherini do të vazhdojë bisedimet me dy presidentët për marrëveshjen për normalizim të plotë të marrëdhënieve për të arritur progres konkret, duke pasur parasysh prioritetin që ka dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë
Dy gjigantët anglezë rivalizojnë Atleticon për Edersonin
Identifikohen babë e bijë që humbën jetën në aksidentin trag...
Shefi i FBI-së reagon pas të shtënave: Krenar që punoj për p...