Aleanca Kosova e Re, përmes një njoftimi për media ka njoftuar zyrtarisht se Kryesia e saj në takimin e mbajtur sot nën drejtimin e presidentit Behgjet Pacolli, ka diskutuar dhe analizuar procesin zgjedhor të 11 qershorit, si dhe rezultatet e arritura në këtë proces.
“Kryesia ka diskutuar për përparësitë dhe ngecjet e vërejtura në kuadër të koalicionit parazgjedhor. AKR ka filluar përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe për këtë arsye do të ketë edhe riorganizime dhe ristrukturim të strukturave në disa nga degët e partisë, ku janë vërejtur mangësi në procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit”, thuhet në njoftim.
“Kryesia e AKR-së dhe deputetët e zgjedhur, janë unik në qëndrimin e përbashkët gjatë themelimit të institucioneve të reja të Kosovës si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme. AKR ka veprime të përbashkëta dhe bashkëpunim në baza ditore me partnerët e koalicionit parazgjedhor”, thuhet më tej.
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...