Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se duhet të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Krasniqi ka vlerësuar se dalja e Glauk Konjufcës si kandidat për kryeministër ka ndryshuar llogaritë politike në vend dhe se kjo situatë kërkon një qasje serioze, të matur dhe larg interesave të ngushta partiake.
“Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse kjo hap rrugën për stabilitet institucional, shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe zgjidh njëherë e mirë çështjen e presidentit. Nëse VV dhe z. Konjufca janë të sinqertë në këtë drejtim, unë besoj se Aleanca dhe kryetari Haradinaj do të dinë të marrin vendimin e duhur, si gjithmonë kur është fjala për të mirën e Kosovës,” ka shkruar ai.
Krasniqi ka theksuar se sot kërkohet mençuri, jo retorikë boshe.
“Kërkohet stabilitet, jo tension. Kërkohet vendim, jo improvizim. Kosova ka nevojë për drejtim të qartë, dhe kjo është koha kur burrat e shtetit duhen parë në vepër,” ka shtuar ai.
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri