Gjykata Speciale ka realizuar një aksion në Kosovë, duke arrestuar ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, Fadil Fazliun, vëllain e dy heronjve të Kosovës, Fazli dhe Bahri Fazliu, si dhe ish-shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj.
Në një përgjigje për Arbresh.info, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka konfirmuar se operacionet janë pjesë e një hetimi të vazhdueshëm që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
ZPS-ja ka theksuar se këto operacione janë të autorizuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe mbështeten nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e tyre./Arbresh.info
LDK reagon për sulmin në Skenderaj ndaj Hysni Mehanit
Begaj pret Komandantin e Komandës së Forcës së Bashkuar në N...
Sulm masiv rus ndaj Ukrainës, të paktën pesë të vrarë
Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t...
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj
Kurti: Opozita po bllokon reformat dhe po rrezikon miliona e...