Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, është njoftuar nga mediat.
Dhe se ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike, raporton Arbresh.info.
Në një përgjigje për Arbresh.info, nga zyra e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, kanë thënë se emërimet në diplomaci po bëhen në koordinim me kryeministrin Hoti.
“Ministria është në fazën e konsultimeve finale për të përzgjedhur emrat për ambasadorë. Ministrja znj.Meliza Haradinaj-Stublla garanton proces të drejtë, transparent dhe në respekt të plotë të procedurave ligjore dhe kushtetuese dhe secilin vendim të saj do ta marrë në konsultim të plotë me Kryeministrin e vendit, ashtu siç e parasheh ligji dhe Kushtetuta”, kanë thënë nga kabineti i shefes së diplomacisë.
Ndryshe, Meliza Hradinaj-Stublla nuk ka reaguar pas vendimit të fundit të u.d. Presidentit, Vjosa Osmani, e cila i shkarkoi katër konsuj.
Emrat e katër konsujve të cilëve Osmani iu shfuqizoi dekretet
A ka të drejt Vjosa Osmani të shfuqizojë dekretet për konsujt?
Një nga konsujt e shkarkuar nuk e njeh vendimin e Vjosa Osmanit
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...