Njohësi i çështjeve politike në vend, Mazllum Baraliu tregon nëse ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka të drejt të shfuqizojë dekretet për konsuj.
Baraliu, thotë se Osmani ka të gjitha të drejtat që ka pasur presidenti i deri tashëm Hashim Thaçi, ani pse është vetëm ushtruese detyre e këtij posti.
“Është në kompetencën e presidentes, në këtë rast të ushtrueses së detyrës së presidentes që në bashkëveprim me ministrinë të bëj emërimin, natyrisht nëse konsideron që diçka nuk është në rregull edhe mund ta bëjë këtë”, u shpreh Baraliu për arbresh.info.
Sipas tij, ani pse Osmani është vetëm ushtruese e detyrës së presidentes, ajo ka kompetencë të bëjë çdo gjë që mund të bëjë presidenti apo presidentja e zgjedhur.
“Njëjtë sikurse presidenti të ishte, të gjitha kompetencat që ai i ushtronte, ose ajo, mund t’i ushtrojë edhe ushtruesja e detyrës. Prandaj nuk mund t’i kontestohet e drejta që të veprojë njësoj sikur të ishte zgjedhur presidente”, u shpreh ai./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vjosa Osmani shfuqizon dekretet për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...