
2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo
Presidenca e Francës ka njoftuar për takimin e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Sipas njoftimit, në takim u diskutua rreth çështjes së dialogut për normalizimin e marrdhënieve mdis Kosovës dhe Serbisë.
“Presidenti i Republikës priti të martën 7 korrik në Pallatin Elysee Kryeministrin e Kosovës, Z. Avdullah Hoti, për të diskutuar rigjallërimin e dialogut për normalizimin midis Serbisë dhe Kosovës, që është një element thelbësor i stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe perspektivat përkatëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian të të dy vendeve”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftimin e Zyrës së Macronit përmendet edhe mbajtja e videosamitit, te premten më 10 korrik, të cilin e organizon ai dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Me iniciativën e Presidentit të Republikës dhe Kancelares gjermane, do të mbahet një samit në 10 korrik me videokonferencë për të rihapur dialogun midis Serbisë dhe Kosovës, i ndërprerë 18 muaj më parë, dhe të lejojë Bashkimin Evropian të lehtësojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre. Ky samit do të pasohet nga ai tashmë i zhvilluar në Berlin më 29 Prill 2019. Do të jetë rezultat i hapave që Franca dhe Gjermania kanë ndërmarrë së bashku me Serbinë dhe Kosovën, me qëllim konsolidimin e stabilitetit në Ballkan dhe forcojnë lidhjet e tyre me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.
Pamje nga ndodhi vrasja në Podujevë
Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në rrezik për jetë
Tragjedia në Podujevë: Një i vrarë dhe dy të plagosura
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuh...
Bilanci paraprak i dhunës në protestë, 4 efektivë policie të...
Prokuroria konfirmon vrasjen e një personi në Majac të Poduj...