U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar një takim pune me Alban Sutaj, U.D. i Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK).
Në takim mori pjesë edhe Bahri Hyseni, udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
“Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për një administrim më efikas dhe transparent të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, me theks te veçantë të parashtrimin e kërkesave në gjykatë për shitjen e pasurive të sekuestruara, me qëllim ruajtjen e vlerës së tyre dhe rritjen e koordinimit ndërinstitucional për një menaxhim sa më efektiv të këtyre pasurive”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, u ritheksua rëndësia e një qasjeje të bashkërenduar dhe profesionale në funksion të sundimit të ligjit, duke garantuar në të njëjtën kohë integritetin dhe vlerën e pasurisë së sekuestruar.
“Prokuroria e Shtetit dhe Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar theksuan përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet e drejtësisë, me qëllim të administrimit dhe menaxhimit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...