Zyra e Kryeministrit nesër organizon diskutimin ku do të bëhet prezantimi i raportit “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”
Sipas njoftimit organizimi do të mbahet në Hotel Sirius (salla ARIGA) në Prishtinë nga ora 10:00 deri në 12:00, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq, kjo realizohet në bashkëpunim me projektin Drejtësia Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.
“Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me projektin Drejtësia Sociale për Rom, Ashkali dhe Egjiptian, implementuar nga Misioni Terre des hommes në Kosovë, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve dhe Fondacioni HEKS, që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, organizon diskutimin ku do të bëhet prezantimi i raportit “Zbatimi i Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, bazuar në rastet e raportuara në Platformën Kombëtare për Mbrojtje nga Diskriminimi për Komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian”, që do të mbahet më 22 dhjetor 2023, në Hotel Sirius (salla ARIGA) në Prishtinë nga ora 10:00 deri në 12:00.”, thuhet në njoftimine kryeministrisë./Arbresh.info/
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...
“T’kom djalë vallahi” – takim i veçantë i Kurtit me lo...
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...