Zyra e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe partia e tij Lëvizja Vetëvendosje kanë dorëzuar sot përmes postë komentet rreth pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtar nga zyra e Kryeministrit, raporton portali arbresh.info.

Kujtojmë se gjatë ditës komente ka dërguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ndërsa ditë më parë koment ka dërguar edhe zyra e Presidentit të Kosovës.
Ndryshe pas dekretimit të Avdullah Hotit si Kryeministër nga Presidenti Hashim Thaçi, partia e parë Lëvizja Vetëvendosje po të njëjtën ditë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e Presidentit.
Gjykata ka vendosur që ta pezulloj deri me 29 maj këtë dekret./arbresh.info/
Edhe Zyra e Presidentit dorëzoi komentet në Gjykatën Kushtetuese
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...