Ilir Kërçeli, shef i stafit të zyrës së kryekuvendarit Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj “Listës Serbe” të cilët nesër do të qëndrojnë për vizitë në Beograd e ku do të takohen me Aleksander Vuçiqin.
Kërçeli ka thënë se janë bërë katër muaj që partia e Goran Rakiqit bojkoton Kuvendin e Kosovës derisa do të mungojnë edhe në seancën e caktuar për nesër meqë do të udhëtojnë drejt Beogradit, shkruan arbresh.info.
Kërçeli ka thënë se është mirë të rikujtohet dhe të rikonfirmohet edhe për ndërkombëtarët që “Lista Serbe” vazhdon të mbajë konsultime në Beograd.
Reagimi i plotë:
Nesër më datë 27.11.2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën plenare të radhës. Siç e dini, tash e katër muaj rradhazi Lista Serbe nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe i bojkoton në tërësi angazhimet e saj.
E pikërisht nesër, Lista Serbe nuk vjen në punimet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, por shkon në punimet e Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Serbisë, të kryesuar nga Vuçiq.
Me këtë rast është mirë të i rikujtojmë dhe rikonfirmojmë publikut të gjerë vendor e ndërkombëtar se Lista Serbe vazhdon të mbaj konsultimet dhe punimet e saj vetëm me dhe në Beograd!
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje