Drejtori i Shërbimit kombëtar të hetuesisë, Borislav Sarafov ka treguar detaje të reja rreth aksidentit të autobusit ku mbetën të vdekur 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut, duke thënë se rezultatet e ADN-së të udhëtarëve do të dalin për dy ditë.
Sarafov për dnes.bg e ka konfirmuar informacionin se ka pasur shpërthim në autobus. Ai gjithashtu ka thënë se së bashku me kolegët nga Maqedonia e Veriut kanë definuar drejtimin e hetimeve.
“Lista e udhëtarëve të autobusit i është dërguar autoriteteve të Maqedonisë dhe procesi i identifikimit është filluar. Bullgari pret nga Maqedonia që të dërgojë ekzemplarë të ADN-së nga familjarët e të aksidentuarve, që të lehtësohet identifikimi i të vdekurve dhe të lënduarve”
Ai gjithashtu ka thënë se nuk ka evidencë se në autobus ka pasur lëndë djegëse apo naftë, si është përmendur nga zyrtarë tjerë lokal.
Sarafov ka thënë se kanë kontaktuar me pronarin e agjencionit duke thënë se nga i njejti do të kërkohet dokumentacioni i plotë për autobusët dhe për kompaninë.
Për fund, ai shprehi ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave dhe dëshiroi shërim të shpejtë për të lënduarit./telegrafi
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...