Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë.
Draft Kodi Civil është finalizuar për të siguruar që Ministria e Drejtësisë të procesojë dosjet e librave në Kuvendin e Kosovës, të cilat janë vendosur në agjendën legjislative të Qeverisë së Kosovës.
Kodi Civil i Kosovës synon të marrë përsipër shumë dispozita të ligjeve të tjera ekzistuese, të cilat në kohën e duhur do të shfuqizohen:
Ajo ka 5 pjesë: Pjesa e Përgjithshme, Libri mbi të Drejtën Familjare, Libri mbi Obligimet, Libri mbi të Drejtat Pronësore dhe Libri mbi Trashëgiminë.
Këto libra përputhen me standardet e aplikueshme të Bashkimit Evropian dhe do mbështesin bashkëpunimin gjyqësor në çështjet civile – lokale dhe ndërkombëtare – me të gjithë partnerët përkatës, si gjyqësori, avokatët, noterët, odat ekonomike dhe të gjithë partnerët e tjerë relevantë profesionalë.
Rruga drejt një Kodi Civil modern i cili është marrë përsipër nga Ministria e Drejtësisë për Qeverinë e Kosovës tani do të pasohet nga Kuvendi i Kosovës. Mbështetja e BE-së drejt një Kodi Civil modern ka integruar kërkesat e Kushtetutës së Kosovës në 5 librat.
Njëra nga kërkesat është se “Të gjithë janë të barabartë para ligjit” dhe se “Të gjithë gëzojnë të drejtën për mbrojtje të barabartë ligjore pa diskriminim.”
Askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimit politik, përkatësisë etnike apo shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike dhe sociale, orientimit seksual, lindjes, paaftësisë ose ndonjë tjetër status personal.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës