Zyra e BE-së në Prishtinë kanë mirëpritur nismën e partive politike të Kosovës, për të përmirësuar dhe fuqizuar procesin zgjedhor në Kosovë.
Sipas tyre zgjedhjet e drejta të lira dhe të besueshme janë bazë për funksionimin demokratik të institucioneve.
Sa i përket themelimit të një komisioni ad-hoc, zyra e Natalya Apostolovas konsideron se është e rëndësishme që anëtarë aty të jenë edhe ekspertë lokalë e ndërkombëtarë.
“Për këtë qëllim, e mirëpresim vendimin e Kuvendit për të themeluar një komision parlamentar ad hoc. Është e rëndësishme që ky komisionin do të ketë një grup këshillëdhënës të përbërë nga ekspertë dhe hisedarë lokalë dhe ndërkombëtarë. BE-ja dhe OSBE-ja do t’i mbështesin dhe t’i ndihmojnë ata në punën e tyre”, thuhet në një komunikatë për media.
Sipas kësaj zyre është kërkesë e vazhdueshme që demokracitë që janë në zhvillim të forcojnë procesin zgjedhor.
Ata thonë që për të pasur sukses një nismë e tillë, duhet një angazhim i sinqert i të gjitha partive politike në Kosovë.
“Fuqizimi dhe përmirësimi i procesit zgjedhor është një tipar i përhershëm i çdo demokracie dhe kërkesë e vazhdueshme për demokracitë në zhvillim. Në Kosovë, duhet të jetë i bazuar në të gjeturat dhe rekomandimet e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga zgjedhjet e kaluara për të siguruar zgjedhje më demokratike të mundshme në kuadër të kornizës kushtetuese. Që kjo përpjekje të ketë sukses është qenësor angazhimi i të gjitha partive politike”, përfundon komunikata. /arbresh.info/
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...
Kaja Kallas kërkon armëpushim për të shpëtuar Libanin nga ‘k...
Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700...
“Nuk kanë asnjë arsyetim”, Kusari-Lila dënon gju...