Gjesti i një polici të Kosovës ka bërë bujë edhe në Zvicër.
Mysafirët e stacionit policor në Suharekë, janë përfaqësues të ambasadës së Zvicrës në Kosovë.
E arsyeja e ardhjes këtu, është për ta falënderuar këtë pjesëtar të forcave të rendit.
Blerim Kuqi, ditë më parë e ndihmoi një shtetase helvetike që ishte grabitur, shkruajnë mediat kosovare.
Atë e dërgoi në shtëpi dhe e ndihmoi t’i gjejë gjësendet e humbura dhe t’i rregullojë dokumentet për t’u kthyer në vendlindje, përcjell albinfo.ch.
Mirënjohjen përveç me medalje, përfaqësuesit e Ambasadës dhe ushtrisë zvicerane e e bënë edhe duke folur në shqip.
Për rastin e policit të Kosovës kishin shkruar edhe mediat zvicerane.
https://www.facebook.com/beli.kuqi/posts/3613359218691525
Nwaneri pritet të huazohet tek gjiganti francez
Ajova vlerëson partneritetin me FSK-në: Mbi 15 vjet bashkëpu...
Arrestohet i riu që vrau me çekiç 57-vjeçarin në Krujë, në p...
Vrasja në Dumnicë, i akuzuari thotë se për vrasjen e viktimë...
Rikthehet Salah, por Liverpooli do ta ketë një mungesë të ma...
Zvicra synon rritjen e numrit dhe zgjatjen e misionit të ush...