Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën (04.03.2020), ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet.
Abdixhiku ka pranuar urimet më të mira për marrjen e pozitës së ministrit të MIA, me ç ‘rast nga ambasadori Lebet ka pranuar përkrahjen maksimale për misionin që ka marrë, njofton kjo ministri.
Më tutje, ministri ka informuar ambasadorin për prioritetet infrastrukturore gjatë mandatit të tij dhe planet për mbrojtjen e mjedisit, për të cilat Lebet ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar, me qëllim të realizimit të punëve të mira për qytetarët e Republikës së Kosovës./arbresh.info
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...