Shtyrja apo zvarritja për pajisje me vizë amerikane për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, është sinjal se me çka do të përballej Kosova nëse do të zhbëhej Gjykata Speciale.
Kështu vlerëson Albert Krasniqi nga KDI-ja që thotë se shtetet që kanë njohur Kosovën do të mund të ngrinin raportet nëse deputetët nuk i dëgjojnë ndërkombëtarët dhe votojnë pro për ligjin kundër Gjykatës Speciale.
“Shtyrja apo zvarritja është sinjal i izolimit me të cilin mund të përballet Kosova. Mund të përballet me një raport të ngrirë nga shtetet që kanë njohur Kosovën. Është sinjal që duhet lexuar qartë me pasojat që mund të përballej Kosova me shfuqizimin e këtij ligji”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.
Krasniqi po ashtu ka thënë se qeveria Haradinaj është ndër më arrogantet ndonjëherë.
Ai ka përmendur rritjen e pagës, faljen e borxheve për bizneset, ndarjen e fondit për rastin Kumanova, çështjen e kravatave, zëvendësminsitrat, pushimin duke thënë se vendimet e tilla janë të papërgjegjshme./Koha.net/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...