Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj ka shpërndarë në Facebook-un e tij, një mesazh të një faqe që mban emrin ‘Policia e Kosovës’.
Mesazhi që është shkruan në këtë faqe i ilustruar me fotografi nga sulmi që i është bërë stacioni policorë dhe pjesëtarëve të policisë, sot nga protesta e aktivistëve të Vetëvendosjes.
Në këtë faqe jepet mesazhi që Policia e Kosovës pavarësisht sulmeve dhe etiketimeve vazhdon të jetë në mbrojtje të qytetarëve dhe se nuk punon për hakmarrje.
Por, zëvendësministri i Brendshëm, me a po pa vetëdije ka shpërndarë një mesazh që nuk paraqet qëndrimin zyrtarët të Policisë së Kosovës.

Kjo faqe është shumë aktive me aktivitetet që bënë policia, dhe thirrjen për përkrahje të këtij institucioni, por që nuk është faqja zyrtare e policisë në Facebbok.
Ndërsa në faqen zyrtare të policisë, krejt çfarë është shkruar për aksionin e sot të Vetëvendosjes, është një komunikatë e lëshuar për media, ku jepen detaje për aksionin.

Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...