Fillon viti i ri shkollor, politikanët kosovarë përurojnë shkolla publike, dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla private.
Politikanët në Kosovë si duke nuk ju besojë institucioneve arsimore të shtetërore.
Albulena Balaj-Halimi nga Nisma Socialdemokrate e cila është edhe zëvendëskryeministre në Qeverinë Hoti, ka vendosur që vajzën saj ta dërgoj në një shkollë private në Prizren, raporton Arbresh.info.
Në postim e saj që ka bërë në Facebook ka shkruar se vajza e saj klasën e parë do ta nisë në këtë institucion i cili është privatë “Loyola”.
Nuk dihet se cila është arsyeja që ka vendos të dërgojë vajzën saj në një shkollë private dhe jo në institucione shtetërore, shkruan Arbresh.info.
Arbresh.info ka kontaktuar këtë shkollë për të mësuar se sa kushton viti për klasën e parë.
“Për një vit për klasën e parë 840 euro është çmimi”, kanë thënë nga kjo shkollë për Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë i saj:
E dashura Kenzë,
Ndër ditët më të lumtura të jetës sime është dita e sotme.
Duke qenë ende brenda meje kam filluar të të lexoj çdo ditë e çdo natë dhe nga atëherë e deri më sot të lexova më shumë libra ty se sa vetës.
Tash do të mësohesh të lexosh vet e të flesh me libër ashtu siç të merrte gjumi kur të lexoja unë.
Sot, po fillon një kapitull të ri në jetën tënde duke filluar klasën e parë, po fillon jetën e zhvillimit tënd intelektual, ndërsa kurreshtja jote e jashtëzakonshme më bind se suksesi yt është i sigurtë.
Do ta përcjell çdo hap tëndin në realizimin e ëndrrave tua me mbështetje të plotë, sepse arritjet e tua janë lumturia ime!
Kam ëndërruar çdo ditë këtë ditë!
Thjeshtë kam ëndërruar të kem një fëmijë si ti!
Urime dita e parë e shkollës!

Hajdari thotë se nuk ka marrë ftesë, Gjykata: U dërgua më 19...
Në këto zona të kryeqytetit s’do të ketë ujë, shkak interven...
Ganimete Musliu: Nëse Kurti i merr sërish 42%, unë vetë do t...
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...