Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, do të vizitojë Kosovën me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e qeverisë malazeze gjatë ditës së djeshme.
Gjeloshaj thotë Mali i Zi e ka njohur pavarësinë dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shtetëror me Kosovën.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme Qeveria aprovoi platformën qe të vizitoj Kosovën dhe të marr pjesë në kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Mali i Zi e ka njohur pavarësinë dhe vazhdon të ketë bashkëpunim shtetëror me Kosovën.
Ftesa për pjesëmarrje në këtë solemnitet është dërguar nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti dhe kryparlamentari Konjufca.
Kjo konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy shteteve.
Në emër të Qeverisë së Malit të Zi do të uroj 16 vjetorin e pavarësisë drejtuesëve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...