Pjesëtarët e nacionalitetit serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë kërcënuar nga persona të panjohur.
Kanosja ndaj tyre është bërë me anë të disa pamfleteve të vendosura në rrugë dhe lokale në Zubin Potok, në mëngjesin e së hënës.
Sipas raportit të Policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
Pamfletet bëhet e ditur se u vërejtën nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre.
“Gjatë patrullimit policia, kishte vërejtur disa pamflete të vendosura në rrugë dhe lokale me përmbajtje kërcënuese, për pjesëtarë të FSK-së të nacionalitetit serb. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...