Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se ka siguruar mbështetje teknike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim zhvillimin e një mekanizmi të avancuar mbështetës për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).
“Kjo mbështetje vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të ZRRE-së për të përmirësuar kuadrin rregullativ dhe për të nxitur investimet në teknologji të gjelbra dhe të qëndrueshme në sektorin energjetik. Bashkëpunimi i ngushtë me BERZH-in përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së transparencës në proceset rregullative, thuhet në njoftim.
Sipas këtij institucioni, mekanizmi në fjalë do të ketë rol kyç në krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e tregut të energjisë nga burime të ripërtëritshme, në përputhje me objektivat strategjike të vendit dhe standardet evropiane.
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram